Pse u bë thirrje partive nga Kryeparlamentari Gashi?

Bisedimet mes partive kanë ngecur te votimi i diasporës dhe mundësia e votimit elektronik

Pse u bë thirrje partive nga Kryeparlamentari Gashi?
Ilustrim · Assembly of the Republic of Kosovo (CC BY 3.0 pl) / Wikimedia Commons

SHKUP — Kryeparlamentari Afrim Gashi bëri thirrje partive për të tejkaluar dallimet rreth kodit zgjedhor. Bisedimet mes partive kanë ngecur te votimi i diasporës, pasi shumica parlamentare insistojn që të vendoset një model i votimit elektronik të diasporës, por opozita maqedonase është kategorikisht kundër votimit elektronik, pasi thotë se kështu krijohet hapësirë për manipulime zgjedhore.

Ndërkaq, Gashi mbështetë idenë për votim elektronik, nëse sigurohet identifikimi i votuesve dhe fshehtësia e votës. Ai gjatë bisedës së tij me gazetarët, tha se pas konsultimeve që ka pasur me ekspertë të IT-së, kjo gjë është e mundur.

Sa i përket zgjedhjen e anëtarëve të ri të qeverisë, Gashi tha se më 13 gusht është caktuar seanca, e cila mund të zgjasë dy ditë dhe anëtarët e rinj të qeverisë do të votohen individualisht. Anëtarët e rinj të Qeverisë nga radhët e VLEN-it janë propozuar Jeton Shasivari për ministër i Drejtësisë, Agron Ferati ministër i Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Sedat Sulejmani ministër i Kulturës dhe Turizmit.

Burim: Shenja, https://shenja.tv/video-gashi-thirrje-partive-qe-ti-tejkalojne-dallimet-rreth-kodit-zgjedhor/
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse katalogu i trajnimeve të vazhdueshme i MPB-së është një hap i ri?
  2. Pse u arrestua 16-vjeçari nga Tetova?
  3. Çfarë synon Ministri i Ekologjisë për mjedisin?
  4. Pse u arrestuan dy vëllezër në Tetovë?

Vazhdo leximin