Francesco Totti flet për vështirësitë e divorcit dhe reagimin e vajzës
Ish-kapiteni i Romës ka zbuluar detaje nga divorci dhe reagimin e vajzës së tij në një libër të ri.
Francesco Totti ka zbuluar në një libër të ri se sa i vështirë ishte divorci i tij nga Ilary Blasi për fëmijët e tyre. Në librin e tij, ish-kapiteni i Romës përshkroi konkretisht reagimin e vajzës së tij, pasi i rrëfeu asaj se ishte i dashuruar me Noemi Bocchi-n. Ai kujtoi momentin kur i zbuloi familjes së tij se kishte rënë në dashuri me një person tjetër.
https://www.instagram.com/p/DS8aWUnEwZg/
Sipas të dhënave të bëra publike, pas asaj bisede, vajza e tij i drejtuar me fjalët se ai nuk është më babai i tij. Pas këtij momenti të vështirë dhe pas asaj bisede, ata nuk folën për muaj të tërë, duke lënë pas një periudhë tejet sfiduese për marrëdhënien e tyre familjare pas ndarjes së bujshme që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe opinionit publik.
Publikimi i librit sjell në vëmendje ngjarje nga jeta personale dhe familjare e ish-futbollistit, duke hedhur dritë mbi pasojat emocionale që divorci ka sjellë në marrëdhëniet me fëmijët e tij, veçanërisht komunikimin e ndërprerë për një periudhë të gjatë kohe pas rrëfimit të tij për lidhjen e re.