Vazhdo leximin
e diel, 18 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Florent Hasani shënon dy gola në fitoren e Kayserisporit

Sulmuesi kosovar u fut në lojë në pjesën e dytë dhe realizoi dy herë për Kayserisporin ndaj Batman Petrolsporit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Sulmuesi kosovar Florent Hasani ka shfaqur paraqitje fantastike në ndeshjen e javës së 11-të në Ligën e Parë të futbollit në Turqi, ku skuadra e tij Kayserispori ka shënuar fitore me rezultatin 2:1 ndaj Batman Petrolsporit.

Florent Hasani shënon dy gola në fitoren e Kayserisporit
Foto: rajonipress.com

Futbollisti u kyç në lojë në fillim të pjesës së dytë dhe arriti të tundë rrjetën dy herë për ekipin vendas. Ai realizoi fillimisht nga penalltia në minutën e 71-të, ndërsa golin e dytë e shënoi në minutën e 82-të të lojës së rregullt.

Me këto dy realizime, Hasani ka arritur në kuotën e tri golave të shënuar në 10 ndeshje të zhvilluara me fanellën e Kayserisporit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 24 kamera →