Florent Hadergjonaj shënon gol për Alanyasporin ndaj Kasımpașas
Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës realizon nga penalltia në fund të pjesës së parë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadergjonaj, ka shënuar gol për Alanyasporin në përballjen e Superligës së Turqisë kundër Kasımpașas. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 29-të përmes penalltisë së ekzekutuar nga Adrian Benedyczak.
Pjesa e parë u karakterizua nga lojë e ashpër dhe kartonë të verdhë në të dyja kampet. Në kohën shtesë të kësaj pjese, saktësisht në minutën 45+4′, Alanyaspor fitoi penallti dhe përgjegjësinë e mori Hadergjonaj, i cili barazoi rezultatin në 1 – 1 para se skuadrat të shkonin në pushim.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


