Fisnik Asllani rikthehet pas lëndimit, luan në fitoren e Hoffenheimit
Sulmuesi i Kosovës u aktivizua në minutën e 82-të kundër Stuttgartit, pas disa muajsh mungesë.
Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, është rikthyer në fushë me Hoffenheimin, duke u aktivizuar në minutën e 82-të në fitoren ndaj Stuttgartit. Ky ishte paraqitja e tij e parë pas një periudhe të gjatë jashtë fushës për shkak të lëndimit.
https://twitter.com/kosovarfootball/status/2098795467249275272
Dëmtimi i kishte penguar atij kalimin te RB Leipzig, ndërsa mungoi edhe në ndeshjet hapëse të Hoffenheimit. Megjithatë, tani ai duket se po rifiton formën, duke marrë minuta në derbin kundër Stuttgartit.
Ende nuk dihet nëse trajneri Franco Foda do ta përfshijë atë në listën e Kosovës për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve. Lista pritet të publikohet të premten e ardhshme, ndërsa vëmendja është te fundjava, kur do të shihet nëse Asllani do të luajë për Hoffenheimin në përballjen e radhës.