Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 13:28 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Kronikë e zezë RAJ

53-vjeçari nga Delvina i humbur — familja denoncon policisë

Humb kontaktet me të afërmit, u pa për herë të fundit teksa nisej drejt Sarandës

Redaksia ZHURMA 08:41 1 min lexim
53-vjeçari nga Delvina i humbur — familja denoncon policisë
FOTO · Ilustrim · Handcuffs on table (Public domain) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

DELVINA — Familja e Polo Shkrepës, 53 vjeç, nga fshati Rusan i Delvinës, ka denoncuar se ka humbur kontaktet me të që prej ditës së djeshme. Sipas familjarëve, 53-vjeçari është parë për herë të fundit në Delvinë, ku ka pirë një kafe dhe më pas është larguar me fugon në drejtim të Sarandës.

Që nga ai moment, ata nuk kanë mundur të komunikojnë me të, ndërsa telefoni i tij rezulton i padisponueshëm. Rasti është denoncuar edhe në Polici.

Familja u bën apel qytetarëve që mund ta kenë parë Polo Shkrepën ose kanë informacion për vendndodhjen e tij, të ndihmojnë për gjetjen e tij.

Burim: Shqiptarja, https://shqiptarja.com/lajm/familja-e-kwrkon-53vjecari-nga-delvina-humb-kontaktet-me-tw-afwrmit-u-pa-per-here-te-fundit-teksa-nisej-drejt-sarandes

— Redaksia ZHURMA

Komentet