Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e gjendjes së stresit te fëmijët
Ekspertët nxjerrin faktorët që ndikojnë në gjendjen e stresit te fëmijët, nga arsyet e përditshme te ngjarjet madhore.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Fëmijët bien pre e stresit, ndërsa ekspertët kanë nxjerrë disa faktorë që ndikojnë në këtë gjendje. Përveç arsyeve të përditshme si vonesa për në shkollë apo humbja e një lodre, fëmijët preken edhe nga ngjarje më madhore të cilat jo domosdoshmërisht janë negative ose stresuese.
Sipas të dhënave, disa nga arsyet pse fëmijët kanë gjendje stresi përfshijnë rastet kur prindërit kanë probleme, zënkat me një shok, provimet në shkollë, si dhe mendimin që të tjerët mund të kenë për pamjen e tyre të jashtme. Po ashtu, faktorë të tjerë janë mospatja e privatësisë, lindja e një vëllai ose motre më të vogël, frekuentimi i një shkolle të re, divorci i prindërve, rimartesa e njërit prind me një person tjetër, si dhe gjendja jo e mirë ekonomike në familje.