Erand Sojli rrëfen dhimbjen e madhe për humbjen e nënës
Aktori Erand Sojli ka ndarë mes lotësh ndjenjat e dhimbjes për humbjen e nënës së tij.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Për aktorin Erand Sojli, ndarja nga jeta e së ëmës ka qenë një nga momentet më të vështira dhe një përjetim që e ka ndryshuar rrënjësisht. I ftuar në emisionin “Takohemi n’Vizion”, ai ka rrëfyer hapur dhimbjen e përjetuar gjatë periudhës së sëmundjes së nënës, si dhe përpjekjet e vazhdueshme për t’i qëndruar pranë në vitet e saj të fundit.
Sojli u shpreh se në mungesë të saj jeta i është dukur ndryshe dhe se humbja e një prindi përbën një nga sfidat më të rënda emocionale. Ai tregoi se pavarësisht vetëdijes mbi pashmangshmërinë e kësaj humbjeje, pesha e saj ka qenë e jashtëzakonshme për të.