Era Istrefi ndan momente nga përditshmëria me ndjekësit në rrjete sociale
Këngëtarja e njohur ka publikuar fotografi të reja për të treguar më shumë rreth vetes.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, vazhdon të shfaqet aktive për publikun dhe admiruesit e saj në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka tërhequr vëmendjen duke ndarë disa imazhe nga jeta e përditshme.
Përmes këtyre pamjeve, artistja ka vendosur të zbulojë për ndjekësit disa nga gjërat që i pëlqejnë dhe i vlerëson më shumë në jetë. «Disa nga gjërat që i dashuroj», ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografive të publikuara, duke marrë menjëherë vëmendjen e fansave të saj.