Era Istrefi dhe Ledri Vula futen në trending në 8 shtete
Projekti i ri muzikor renditet i pari në Zvicër, i katërti në Itali dhe i shtati në Gjermani.
PRISHTINË — Bashkëpunimi më i ri muzikor ndërmjet këngëtarëve Era Istrefi dhe Ledri Vula, i titulluar “Veç Ti”, ka arritur të futet në listën e këngëve më të dëgjuara (trending) në platformën YouTube në tetë shtete të ndryshme evropiane, duke shënuar një tjetër sukses ndërkombëtar për dyshen.
Sipas të dhënave zyrtare të platformës, ky projekt ka shënuar suksesin më të madh në Zvicër, ku renditet në pozitën e parë. Kënga po ashtu po dëgjohet masivisht edhe në vende të tjera me diasporë të madhe shqiptare, duke u pozicionuar në vendin e katërt në Itali dhe në vendin e shtatë në Gjermani.
Përveç këtyre shteteve, projekti i ri i dy artistëve ka arritur të hyjë edhe në top 10-shen e shumë vendeve të tjera evropiane. Ky sukses konfirmon edhe njëherë ndikimin e madh që dyshja ka në skenën muzikore dhe audiencën ndërkombëtare, veçanërisht në mesin e mërgatës shqiptare.
Burim: Lajmi.net
— Redaksia ZHURMA