Dosje · Trashëgimia jot
Çdo familje ka një histori.
Bëje të paharrueshme.
Shkruaji emrat që i di. Trungu ndërtohet vetë, del si fletë për mur dhe shkon te familja me një link.
- Falas dhe pa llogari
- Privat në pajisjen tënde
- Fletë e shtrirë, gati për shtyp
01
Nis nga kujtesa, vazhdo me prova.
Pyet më të moshuarit për emra, data të përafërta, vatra, zanate dhe shpërngulje. Shëno kush e rrëfeu dhe kur. Pastaj kërko certifikata, regjistra, fotografi dhe dokumente që e verifikojnë.
Udhëzimi i Library of Congress për historinë gojore ↗02
Për familjet shqiptare, jo vetëm për emrat.
Mbiemri i vajzërisë, fisi ose vëllazëria, vatra, bajraku, kurbeti dhe kujtimet kanë vendin e tyre. Të gjitha janë opsionale. Një mbiemër nuk vërteton vetë i lidhur me një fis; ruaje pohimin dhe burimin e tij.
03
Të gjallët mbeten privatë.
Zhurma nuk merr kopje të trungut. Mos publiko data, adresa apo dokumente të personave të gjallë pa pëlqimin e tyre. GEDCOM-i i anonimizuar heq detajet e tyre; kopja JSON i mban të gjitha dhe duhet ruajtur me kujdes.
Standardi i hapur FamilySearch GEDCOM 7 ↗Si ta ruaj dhe ta kaloj trungun në një pajisje tjetër?
Shkarko «Kopje e plotë JSON» nga pajisja ku e ndërtove. Hap këtë faqe në pajisjen tjetër, zgjidh «Importo» dhe ngarko skedarin. Ruajtja automatike në shfletues nuk zëvendëson kopjen e rezervës.
A funksionon me FamilySearch, MyHeritage ose programe të tjera?
Eksporti GEDCOM 7 përfshin persona, emra, data, vende dhe lidhje familjare në formatin standard të gjenealogjisë. Importi lexon skedarët GEDCOM 5.5.1/7 me këto fusha. Fushat specifike shqiptare ruhen edhe si zgjerime; mbulimi i tyre ndryshon nga programi.
A mund të shtoj data që nuk i di saktë?
Po. Shkruaj «rreth 1890», «para 1912» ose vetëm vitin. Mos e shndërro një hamendje në datë të saktë. Shpjegoje në burim ose kujtim se nga e di.
Koleksione · të dhëna të verifikuara
Më të lexuarat sot
Përditësuar

