Vitoreja

Vitoreja, qenie e mitologjisë shqiptare, që përfytyrohej si një gjarpër i trashë e i shkurtër me brirë të artë, pa helm. Besohej se ajo pillte ar, ruante shtëpinë dhe i sillte asaj mbarësi. Në trevën më jugore të truallit shqiptar, në Çamëri, Vitoret janë tri Fatitë e mira që mendohet se i vinë foshnjës natën e tretë të lindjes e i caktojnë fatin që do të ketë në jetë. Emri Vitore vjen nga Vejtare (ajo që end pëlhurë, endëse). Kështu pra, te Vitoreja duhen kërkuar tri vajzat e fatit që endin pëlhurën e jetës, të cilat ngjasojnë me tri Moirat (Parkat) e mitologjisë greke.

Shih edhe