Vurkollaku

Vurkollaku, në mitologjinë shqiptare është lugat a vampir.

Sipas legjendës popullore, çdo kufomë mbi të cilën ka kapërcyer një mace a një kafshë tjetër, bëhet vurkollak. Besonin se një kufomë e tillë nuk prishej dhe mbi varrin e saj dukej çdo natë një dritë e dobët. Pas disa ditësh kufoma ngrihej, sillej rrotull dhe përhapte lloj-lloj të këqijash.

Xhindet, figura të besimeve dhe të përrallave popullore me origjinë nga Lindja. Janë shpirtrat e të vdekurve që nuk gjejnë qetësi ose për shkak të fajit të tyre, ose sepse i kanë fyer. Sipas besimeve të vjetra, ato dilnin natën dhe pushtonin njerëzit që i kishin fyer. Cilido që pushtohej nga xhindet, tërbohej. Që këtej e ka prejardhjen shprehja «e zunë xhindet» (u tërbua). Besimi te xhindet e ka zanafillën te përfytyrimet primitive animiste. Xhindet kanë tiparet e larvëve grekë ose të lemurëve romakë.