Kaduceu

Kaduceu, thupra e kasnecit,

atributi kryesor i Hermesit, (Mërkurit). Ishte formuar nga një thupër dafine ose ulliri, rreth së cilës gërshetoheshin dy gjarpërinj dhe sipër nganjëherë gjendeshin dy krahë të vegjël të shpalosura. Miti tregon se një ditë Hermesi e përdori thuprën për të ndarë dy gjarpërinj që ziheshin dhe, që atëherë asaj iu përdrodhën të dy gjarpërinjtë, duke u bërë kështu emblema e lajmëtarëve, e kasnecëve etj., e duke siguruar njëkohësisht paprekshmërinë e tyre. Në kohën e re kaducea u bë emblema e tregtisë.

Shih edhe