Inaku

Inaku, perëndi e lumit në Argolidë, biri i Oqeanit dhe i Tetisë, babai i nimfës Iojë. Një ditë u zgjodh nga Hera e Poseidoni si arbitër. Ata ziheshin për të zotëruar vendin që ujiste ai. Inaku e zgjidhi zënkën në favor të Herës. I zemëruar, Poseidoni e shteroi atë. Vetëm shirat i siguronin Inakut një rrjedhje normale. Me këtë grekët shpjegonin klimën e thatë të Argoiidës.

Shih edhe

Përmendet te