Demofonti
Demofonti 1. Mbret legjendar i Athinës, biri i Tezeut dhe i Fedrës. Ai mori pjesë në Luftën e Trojës dhe liroi gjyshen e vet Etrën, që ishte bërë skllavja e Helenës. Një nga legjendat bën fjalë për dashurinë e tij me vajzën e mbretit të Trakës, Filidën. (→ Filida). 2. Biri i Celeut, vëllai i Triptolemit.