Dhevështruesi
Dhevështruesi, qenie e besimeve popullore shviptare, që paraqitej në trajtë njeriu. Sipas legjendes, në netë pranvere Dhevështruesi vë veshin në tokë për të përgjuar a vjen njeri nga larg’ dhe a gjëmon ujët e nëndheshëm. Ai gjithmonë shkon kaluar në vithet e Dhamsutës, pelës së pagojë që kalon nëpër male e dete dhe shpie larg atë që do të shpëtojë nëpërmjet saj, Ata i ndjek mëzi i saj, i cili me hingëllimat e tij lajmëron dragonjtë për kalimin e pelës.