Demonët

Demonët, në disa mite janë hyjni të mistershëm e të fuqishëm të botës së përtejme, veprimi i të cilëve mund të jetë fatlum ose i kobshëm në sjelljen e njerëzve. Sipas Hesiodit. demonët janë qenie ndërmjetëse midis njeriut dhe hyjnisë. Më vonë filluan të mendonin se shpirtrat e hyjnizuar të të vdekurve bëheshin demonë, që ktheheshin nganjëherë në tokë për të torturuar kriminelët. Mendohej gjithashtu se demonët pushtonin jo vetëm njerëzit, por eahe dukuritë e natyrës, duke shkaktuar zënien e hënës dhe fatkeqësitë atmosferike. Filozofët dhe poetët e shndërruan konceptin demon. Kështu sipas Pindarit, te çdo njeri ka një demon të së mirës dhe një të së keqes, i cili simbolizon fatin e paracaktuar të çdo jete. Në Romë demonët identifikoheshin me gjenitë. Besimi te demonët u ruajt për një kohë të gjatë (xhindët, nuset e ujërave etj). Krishterimi të gjitha hyjnitë demone pagane i shpalli djaj.

Denclrilida (Dendritis), epitet që i shtohet nganjëherë Helenës.