Dafnisi
Dafnisi, hero i barinjve të Sicilfsë. Legjenda për të është e lidhur ngushtë me origjinën dhe zhvillimin e poezisë bukolike. Ishte biri i Hefestit dhe i një nimfe të Sicilisë, i rritur nga nimfat. Ai kishte shumë buaj, të cilët i kulloste në fushat e Sicilisë. Në kohën e lirë kënaqej duke i rënë fyellit dhe kështu krijoi këngët bukolike. Sipas legjendës, Dafnisi ishte aq i bukur, sa pas tij u dashurua një nimfë, së cilës i kishte premtuar se do t’i qëndronte besnik përjetë. Njëherë, në dehje e sipër, ai nuk e mbajti betimin, atëh'erë e dashura e tij nga inati e verboi. Ai endej nëpër fusha, duke i rënë fyellit dhe duke kënduar këngë melankolike dhe, më vonë u hodh nga shkëmbi. Hermesi e shndërroi në shkëmb ose, sipas një tradite të vjetër, e mori në qiell. Miti mbi Dafnisin u përdor në letërsinë antike nga Virgjili dhe Longu. Në kuptimin e figurshëm, Dafnis do të thotë djalosh i bukur.