Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Sport

Kur synon Egnatia kualifikimin?

Egnatia do të luajë kundër kampionëve të Moldavisë në Arenën Egnatia më 21:00

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Egnatia do të zbresë mbrëmjen e së mërkurës në fushë për ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të UEFA Champions League, ku do të përballet me kampionët e Moldavisë, Petrocub. Takimi do të luhet në “Arena Egnatia”, duke nisur nga ora 21:00. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede vjen pas një paraqitjeje pozitive në transfertë, ku arriti të marrë një barazim të rëndësishëm 1-1 në Moldavi.

Kur synon Egnatia kualifikimin?
Foto: Arena Egnatia 2025 from Main Road / Wikimedia Commons

Edhe pse u gjend në disavantazh që në minutën e parë, Egnatia reagoi me karakter dhe gjeti golin e barazimit me Altin Kryeziun, duke mbajtur të hapur plotësisht garën për kualifikim. Kampionët e Shqipërisë treguan forcë dhe personalitet edhe pse luajtën të gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak, duke ruajtur rezultatin dhe duke u kthyer në Shqipëri me një rezultat që i jep besim për sfidën vendimtare.

Tashmë gjithçka do të vendoset në Rrogozhinë, aty ku Egnatia do të kërkojë mbështetjen e tifozëve për të siguruar një tjetër rezultat pozitiv dhe për të vazhduar rrugëtimin në kompeticionin më prestigjioz europian për klube. Një kualifikim do të ishte një tjetër sukses i rëndësishëm për kampionët e Shqipërisë dhe një kontribut i vlefshëm për futbollin shqiptar në arenën europiane.

Burim: ATSH, https://ata.gov.al/2026/07/14/uefa-champions-league-egnatia-synon-kualifikimin-ne-shtepi-perballe-petrocub/ — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Qendra e Prizrenit 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme