Egnatia jep detaje për gjendjen e mbrojtësit Eljon Sota
Klubi rrogozhinas njofton se mbrojtësi Eljon Sota i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale në Barcelonë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Klubi i Egnatias ka bërë publike situatën e mbrojtësit Eljon Sota, i cili është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale pas një dëmtimi të rëndë të pësuar gjatë ndeshjes kundër Teutës. Sipas njoftimit të klubit rrogozhinas, futbollisti pësoi një dëmtim të rëndë në regjionin e kyçit të këmbës, të shoqëruar me frakturë të fibulës.
Ndërhyrja kirurgjikale në Barcelonë u realizua me sukses dhe lojtari ka nisur atje procesin e rehabilitimit. Eljoni do të qëndrojë për dy javët e para në qytetin spanjoll nën kujdesin e specialistëve mjekësorë, ndërsa më pas rikuperimi do të vijojë në Shqipëri sipas protokollit të përcaktuar nga stafi mjekësor. Klubi ka vlerësuar gjendjen e shkëlqyer psikologjike të lojtarit, duke theksuar se ai po e përballon periudhën me optimizëm, qetësi dhe vendosmëri.