Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Enjte · 30 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

ECFA regjistron 6.3 milionë euro fitim neto nga mikrokreditë

Kompania regjistroi një fitim neto pas taksave prej 593.2 milionë lekësh

Redaksia ZHURMA + Ruaj
ECFA regjistron 6.3 milionë euro fitim neto nga mikrokreditë
FOTO · Ilustrim · Euro coins and banknotes (cropped) (Public domain) / Wikimedia Commons

TIRANË — ECFA, e njohur për publikun e gjerë si Kredo, regjistroi vitin e kaluar një fitim neto pas taksave prej 593.2 milionë lekësh ose 6.3 milionë euro. Kompania është një nga dy kompanitë e mikrokredive që aplikojnë interesat më të larta në treg.

Modeli i biznesit të kredive me interesa të shtrenjtë vazhdon normalisht pavarësisht skandaleve të shumta që kanë shoqëruar këtë treg, të cilat kulmuan dy vite më parë me shpërthimin e skemës MCA. Pas skandalit, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë disa herë për të ulur interesat maksimale që këto kompani ngarkojnë mbi huamarrësit.

Në vendimin më të fundit, interesi maksimal mbi kredinë konsumatore u kufizua në 51.3 për qind, çka mbetet sërish shumë i lartë. Megjithatë, modeli i mikrokredive komerciale vijon të mbështetet tek interesat e larta. Vetë ECFA e financon aktivitetin e saj me hua me interes rreth 13.5 për qind në vit.

Këto fonde, të siguruara nga bankat, aksionerët ose përmes emetimit të obligacioneve, më pas jepen si kredi për qytetarët me interesa edhe më të larta. ECFA kishte në fund të vitit të kaluar një portofol kredish prej rreth 3.9 miliardë lekësh ose 41 milionë euro, nga i cili gjeneroi 32 milionë euro të ardhura nga interesi në vit.

Burim: Report.al

— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Shqipëri →
● RADIO
104 kanale në zhurma.fm →