sport sport

Çfarë përvojë kanë dy tifozët e paguar për të parë Botërorin?

Kevin Akoto dhe Austin Franklin fituan punën e ëndrrash për të ndjekur të gjitha 104 ndeshjet, megjithëse ritmi intensiv po i lodhë.

Çfarë përvojë kanë dy tifozët e paguar për të parë Botërorin?
Foto: Wikimedia Commons

NEW YORK — Kevin Akoto dhe Austin Franklin janë përzgjedhur nga mijëra aplikantë për të punuar si "Chief World Cup Watchers" të Fox One, emision që i obligon të ndjekin të gjitha 104 ndeshjet e Botërorit 2026 dhe të krijojnë përmbajtje për tifozët gjatë gjithë turneut. Përgjigja për këtë dedikimi: 50 mijë dollarë për secilin.

Hapësira e tyre e punës është një kabinë xhami e ndërtuar enkas në zemër të Times Square, New York, e pajisur me kolltuqe komode, televizorë me ekran të madh, tavolinë futbolli dhe plot produkte e suvenire futbollistike. Kalimtarët në Times Square mund t'i shohin teksa ndjekin ndeshjet në direktpërdrejt, duke krijuar ambientin ideal për çdo tifoz.

"Është si ëndrra e çdo 20-vjeçari. Nëse do të mund të vendosje gjithçka që dëshiron si tifoz futbolli, do të dukej pikërisht kështu," tha Kevin. Megjithatë, realiteti i Botërorit — me deri në gjashtë ndeshje në ditë gjatë fazës grupore — po zbulon se ëndrrat mund të jenë më sfiduese sesa duken.

Austin e krahasoi përvojën me një kamp veror ku ditët fillojnë të ngatërrohen me njëra-tjetrën. "Është një maratonë e vërtetë. Në dukje është një punë e lehtë, ulesh në divan dhe sheh futboll por pas një kohe bëhet lodhëse. Mundohem të fle të paktën tetë orë sa herë që kam mundësi," tha ai. Kevin pranoi se është lodhur, edhe Austin po ashtu, duke përballuar gjithçka që ndodh çdo ditë. Megjithatë, puna nuk përfshin qëndrimin gjatë natës në kabinën e xhamit, pasi në fund të çdo dite ata kthehen në shtëpi për t'u rikuperuar para sfidave të radhës.

Dy tifozët kanë qenë dëshmitarë të disa prej momenteve më historike të këtij Botërori. Ata panë nga afër momentin kur Lionel Messi theu rekordin e golave në historinë e Kupës së Botës, ndërsa po shijonin një vakt tradicional argjentinas. Përveç ndeshjeve, u serviren ushqime tradicionale nga vendet pjesëmarrëse, ndërsa takuan edhe mijëra tifozë nga e gjithë bota që kanë pushtuar Times Square. Austin tregoi se shpesh harroj që ndodhem në Times Square — "Futem aq shumë në lojë sa, pas 10 apo 15 minutash, kujtohem dhe shoh turmat përreth."

Sa u përket parashikimeve për fituesin, Kevin beson se Spanja do të shpallet kampione botërore, edhe pse mbështet edhe SHBA-në dhe Ganën për shkak të lidhjeve të tij personale. Austin mban fanellën e Norvegjisë dhe beson se skandinavët mund të surprizojnë, të frymëzuar nga forma e sulmuesit Erling Haaland. "Shumë njerëz zgjedhin Spanjën ose Francën si favorite, por mendoj se Norvegjia është shumë afër nivelit më të lartë. Nëse gjërat shkojnë në favorin e tyre, mund ta fitojnë trofeun," tha ai. Megjithatë, disa tifozë mendojnë se shikimi i të 104 ndeshjeve pa privatësi mund të jetë i tepërt, ndërsa të tjerë besojnë se Botërori shijohet më mirë me familjen dhe miqtë. Por për shumë të pasionuar pas futbollit, ideja të paguhesh për të parë Botërorin tingëllon si një ëndërr e bërë realitet. "Të paguhesh për të parë Botërorin? Kjo është çmenduri, në kuptimin më të mirë të fjalës," tha një tifoz i intervistuar nga BBC.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse dëshiron Alvarez Barcelonën?
  2. Çfarë synon Istikball Sport në Vllaznimi Cup?
  3. Si u bë Gunn objektiv i Manchester United?
  4. Si përpiqet Manchester United ta sjellë Tchouamenin nga Real Madridi?

Vazhdo leximin