Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Sherr masiv në Durrës, plagosen me thikë tre të rinj

Të plagosurit janë 18, 19 dhe 20 vjeç, dy prej tyre kanë marrë lëndime të lehta

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

DURRËS — Një sherr masiv është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes të së dielës në zonën e pedonales, në plazhin e Durrësit. Sipas informacioneve paraprake, tre të rinj kanë mbetur të plagosur me thikë pas një konflikti të çastit me dy persona të tjerë.

Sherr masiv në Durrës, plagosen me thikë tre të rinj
Foto: Sabina Kallari / Pexels

Të plagosurit janë identifikuar si F.B., 19 vjeç, L.C., 20 vjeç dhe U.C., 18 vjeç. Dy prej tyre, 18 dhe 20 vjeç, ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa i treti ka marrë lëndime të lehta dhe nuk ka pasur nevojë për asistencë mjekësore.

Sipas policisë, të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet paraprake rezulton se konflikti ka ndodhur mes tre të rinjve dhe shtatasit L.Ç., 19 vjeç, si edhe një 15-vjeçari, të dy të dyshuar si autorë të plagosjes.

Policia vijon kontrollet për kapjen e autorëve të dyshuar, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit tjetër të përfshirë.

Burim: Gazeta Si
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme