Zhurma Press E Enjte · 27 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 22:40 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Viral & Showbiz SHQ

Pse thotë Dua Lipa se qeveria shqiptare nuk pyet për qytetarët?

Këngëtarja shqiptare foli në një podcast me Lea Ypin për protestat në Tiranë

Redaksia ZHURMA 18:44 Përditësuar 17:32 1 min lexim
Pse thotë Dua Lipa se qeveria shqiptare nuk pyet për qytetarët?
FOTO · Foto: Dua Lipa-69798 (cropped) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë ndërkombëtare, thotë se është shqetësuese që qeveria shqiptare nuk pyet për qytetarët, ndërsa në Tiranë kanë shpërthyer protestat prej më shumë se 40 ditësh.

“Nuk mund të flasim për historinë e Shqipërisë pa folur për Shqipërinë sot. Me duket shqetësuese që qeveria mund të ndryshojë ligjin për mjedisin pa një konsultim publik”, është shprehur ajo gjatë një podcasti me shkrimtaren shqiptare Lea Ypi.

Dua Lipa nuk kishte reaguar deri tani për protestat më shumë se 40 ditore që po zhvillohen në Tiranë dhe jo vetëm dhe që zanafillë pati tërheqjen zvarrë të një protestuesi në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, e cila ishte rrethuar me gardhe për t’i hapur rrugë ndërtimit të një restorti turistik në një zonë të mbrojtur.

Mijëra qytetarë kanë dalë çdo mbrëmje në rrugët e Tiranës kundër ndryshimeve ligjore që prekin zonat e mbrojtura, duke paraqitur edhe kërkesa të tjera politike, përfshirë dorëheqjen e qeverisë, e pas saj krijimin e një qeverie tektnike për t’i hapur rrugë një sistemi të ri politik në vend.

Burim: Report Tv, https://report.al/dua-lipa-godet-ramen-ne-podcastin-me-lea-ypin-eshte-shqetesuese-qe-qeveria-nuk-pyet-qytetaret/
— Redaksia ZHURMA

Në EnciklopediLea Ypi: filozofe politike — nga Tirana te katedra e LSE-sëLexo zërin →
Komentet