Drita themelon ekipin B për të garuar në Ligën e Tretë
Kampionia e Kosovës njofton krijimin e ekipit të dytë që do të fillojë nga Liga e Tretë me qëllim të ngjitjes në Ligën e Parë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Klubi FC Drita ka njoftuar të martën se ka themeluar ekipin B, i cili do të garojë në Ligën e Tretë të Kosovës. Vendimi vjen nga pronarët Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli si pjesë e planit për zhvillimin e mëtejshëm të klubit dhe investimet e planifikuara për të ardhmen.
Sipas klubit, misioni i ekipit të dytë është që në vitet e ardhshme të inkuadrohet në Ligën e Parë përmes një organizimi të mirë dhe zhvillimi të vazhdueshëm. Nesër do të hidhet shorti për kalendarin e këtij edicioni në zyrat e FFK-së.