Dogana zbulon 23 bizhuteri 'Swarovski' në bagazhin e një udhëtareje — 5.400 euro
U zbuluan 23 copë bizhuteri gjatë kontrollit të një udhëtareje në Aeroportin e Shkupit
SHKUP — Dogana e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar bizhuteri të markës 'Swarovski' me vlerë rreth 5.400 euro, pasi ato u zbuluan gjatë kontrollit të detajuar të një udhëtarjeje që po hynte në vend.
Udhëtarja kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për të paraqitur, por gjatë skanimit me rreze X dhe kontrollit të bagazhit, u zbuluan 23 copë bizhuteri të markës 'Swarovski', njoftojnë nga Dogana.
*Burim: Gazeta Express, https://www.gazetaexpress.com/dogana-kap-bizhuteri-swarovski-me-vlere-rreth-5-400-euro/*
*— Redaksia ZHURMA*