Dhunohet mjeku në Mirditë nga tre persona të maskuar
Mjeku Martin Prenga është sulmuar fizikisht nga tre persona të maskuar në fshatin Konaj të Mirditës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Konaj, në njësinë administrative Fan të Mirditës, ku është dhunuar mjeku Martin Prenga. Sipas informacioneve paraprake, tre persona të maskuar dhe të pajisur me shkopinj bejsbolli, të cilët dyshohet se mbanin edhe armë, kanë sulmuar mjekun.
Sipas detajeve të bëra publike, ngjarja ka ndodhur pasi mjeku sapo kishte dalë nga banesa e tij. Autorët e kanë goditur me sende të forta, i kanë marrë telefonin celular dhe e kanë lënë të shtrirë në rrugë, ndërsa banorët e zonës kanë qenë ata që i kanë dalë në ndihmë.
Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Ndërkohë, pritet një njoftim zyrtar nga policia për sqarimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.