Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Sport

Kush është gati për gjysmëfinalen?

Mbappe është 100% gati para gjysmëfinales së Kupës së Botës kundër Spanjës, sipas Deschamps

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, ka qetësuar tifozët lidhur me gjendjen fizike të Kylian Mbappe para gjysmëfinales së Kupës së Botës kundër Spanjës. Sulmuesi francez u pa duke u stërvitur veçmas gjatë një pjese të seancës stërvitore dhe, sipas raportimeve të RMC Sport, shfaqi shenja dhimbjeje pas një goditjeje në portë.

Kush është gati për gjysmëfinalen?
Foto: Didier Deschamps France v Senegal 16 June 2026-519 (cropped) / Wikimedia Commons

Megjithatë, Deschamps insistoi se nuk ka arsye për shqetësim. “Kylian ndihet mirë. Nuk mund të jesh më shumë se 100 për qind. Po, ai është 100 për qind gati”. “A po nxirrni përfundime nga ajo që ndodhi pasdite? Ai, ashtu si të gjithë të tjerët, ka të drejtë të punojë 10 minuta në vend të 20 gjatë një ushtrimi në stërvitje”, deklaroi Deschamps.

Sipas raportimeve të The Athletic, Mbappe pritet të jetë titullar në sfidën ndaj Spanjës. Kujtojmë se 27-vjeçari pësoi një lëndim në çerekfinalen ndaj Marokut dhe u zëvendësua në minutën e 77-të, çka ngriti pikëpyetje për gatishmërinë e tij. Megjithatë, deklaratat e Deschamps tregojnë se kapiteni i Francës është plotësisht i gatshëm për përballjen vendimtare ndaj Spanjës.

Burim: Gazeta Tema, https://www.gazetatema.net/sport/franca-deschamps-qeteson-tifozet-mbappe-eshte-gati-i573558

— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Pejton 2, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme