Debat i tensionuar dhe akuza të ashpra mes Arlindës dhe Nichit
Një diskutim i tensionuar ka përfshirë Arlindën dhe Nichin, ku ajo e ka kritikuar ashpër reperin për sjelljen e tij ndaj Anjezës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Arlinda dhe Nichi janë përfshirë në një diskutim të tensionuar, duke e kritikuar atë së bashku me regjisoren për sjelljen ndaj Anjezës. Debati ka marrë kthesë kur Arlinda e ka quajtur reperin njeri negativ dhe të keq, duke i drejtuar fjalë të ashpra se i ka prekur dikë sendet private dhe i ka përmendur partnerin.
Gjatë diskutimit, ajo ka shpërthyer me kritika duke i thënë: «Ti je negativ edhe je njeri shumë i keq, ti derisa e preke njeriun në sende private, ja përmendëshe frajerin je dobësia ma e madhe që kam pa une ndonjëherë, mua m’kish ardhë marre me dalë në televizion». Ajo gjithashtu ka shtuar se injoranca e tij është e lartë dhe se nuk ka aspak lidhje me gjërat, duke përmendur edhe një intervistë të mëparshme të tij.
Në anën tjetër, reperi ka qëndruar indiferent ndaj akuzave, duke i kthyer përgjigje vetëm me nota ironie dhe aprovuese.