Courteney Cox prezanton në Toronto filmin e bazuar në grabitjen e çuditshme
Aktorja u shfaq në tapetin e kuq të festivalit kanadez për premierën e “Evil Genius”, projekt që ajo e ka prodhuar dhe regjisuar.
Courteney Cox ishte ndër emrat që tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Toronto. Atje ajo mori pjesë në premierën e “Evil Genius”, projektit të saj më të fundit, të cilin e ka prodhuar dhe regjisuar.
Filmi mbështetet në një nga grabitjet bankare më të pazakonta të regjistruara në ShBA, i njohur si rasti i “pizza bomber” i vitit 2003. Në qendër të historisë është Brian Wells, një shpërndarës picash që grabiti një bankë në Pensilvani.
Në rolet kryesore të këtij projekti janë Patricia Arquette dhe David Harbour.