Zhurma Press E Diel · 23 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 07:45 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
07:34 Ministri Hoti: Banimi social është politikë për mirëqëni dhe dinjitet07:28 Stafa: SPAK të hetojë pasuritë e pushtetarëve, duhet vetting i politikanëve07:18 Shtrenjtohen preparatet kundër mushkonjave, qytetarët kërkojnë reagim më të shpejtë07:03 42-vjeçari rrëfen fantazinë: të shoh gruan me shokun tim06:50 Poezia "Skaj një mali" kushtuar Ngadhnjim Shehollit06:28 Studimi: Sandviçët shtojnë kaloritë, sodiumin dhe yndyrën06:18 Hjumën kërkon falje pas kartonit të kuq në barazimin me Teutën06:08 Punëtori i KEK-ut varroset në Mitrovicë, e veja e kujton me fjalë prekëse06:03 Java e Modës në Milano zbulon tendencat vjeshtë-dimër 2018-201905:59 OVL-UÇK mbështet propozimin për Thaçin president, kthimi të pritet me dinjitet instituc…
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë MKD

Çfarë zbuluan bisedat mes Jovanovëve dhe zyrtarëve shtetërorë?

Inspektorët e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, të përmendur në bisedat e zbuluara, ndodhen tashmë nën hetim në Koçan.

Redaksia ZHURMA 17:49 Përditësuar 18:09 1 min lexim
Çfarë zbuluan bisedat mes Jovanovëve dhe zyrtarëve shtetërorë?
FOTO · Ilustrim · Beverley Guildhall Courtroom (CC0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

KOÇAN — Ekspertiza e telefonave e paraqitur sot në gjykatë zbuloi bisedat e të pandehurit kryesor Dejan Jovanov dhe djalit të tij, Mihajllo Jovanov, me përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe punonjës të tyre. Komunikimet mes tyre vazhduan rreth pesë vjet, nga 2020 deri në momentin e zjarrit tragjik në 2025.

Nga një pjesë e komunikimit mes Jovanovëve shihej se Mihajllo e njoftonte babanë për një bastisje — vizitën e zyrtarëve policorë në diskotekë për të kontrolluar praninë e të miturve. Dejan Jovanov iu përgjigj: "Në rregull, le të jenë të pranishëm, ka shumë të mitur, ne gjithsesi do ta çojmë kompaninë në falimentim."

U prezantua edhe komunikimi lidhur me njoftimin paraprak për një kontroll nga inspektorët e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) në diskotekë. Pikërisht këta inspektorë janë aktualisht nën hetim në Koçan, ndonëse ndaj tyre ende nuk është ngritur aktakuzë.

Për zjarrin në "Pulse" janë akuzuar 35 persona fizikë dhe tre persona juridikë. Ndër ta janë pronari i diskotekës, persona të afërta me të, inspektorë të institucioneve shtetërore, ish-ministra, si dhe pjesëtarë e pronari i agjencisë së sigurisë që mbulonte lokalin. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm dhe kanë kundërshtuar lidhjen shkak-pasojë mes veprimeve të tyre dhe zjarrit.

Zjarri në diskotekën "Pulse" shpërtheu më 16 mars 2025, gjatë një performancë të grupit DNK, dhe konsiderohet një nga tragjeditë më të rënda në historinë e re të vendit.

Seanca e sotme vazhdoi procedurën e provave me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria, e cila përfaqësohet nga një ekip prej 15 prokurorë publikë.

Burim: Portalb
— Redaksia ZHURMA

Komentet