Çeku: Riakreditimi dhe arsimi i lartë në qendër të bashkëpunimit institucional
Ministri Hajrulla Çeku ka bashkëbiseduar me drejtuesit e arsimit të lartë për proceset e riakreditimit dhe Strategjinë e re të Arsimit 2035+.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Përfaqësues të lartë të institucioneve të arsimit janë mbledhur në një takim ku u shqyrtuan hapat drejt harmonizimit të riakreditimit me strategjinë e re. Në këtë ngjarje morën pjesë ministri Hajrulla Çeku, sekretari Naim Gashi, kryetari i KShC-së Avni Berisha, si dhe drejtuesi i AKA-së Arianit Krasniqi bashkë me prorektoren Alma Shehu.
Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë, palët kanë dakordësuar që ndryshimet në programe dhe institucione duhet të ndjekin linjën e Strategjisë 2035+ që po përgatitet aktualisht. «Strategjia e re synon që zhvillimi dhe ristrukturimi i arsimit të lartë t'u përgjigjen drejtpërdrejt prioriteteve zhvillimore të vendit dhe nevojave të tregut të punës», thuhet në deklaratë.
Gjatë diskutimeve u vu theksi te domosdoshmëria e bashkërendimit mes dikasterit qeveritar, agjencive dhe universiteteve për të arritur një standard evropian.