Brooks Nader tërheq vëmendjen me fustanin e kuq në Kanë
Modelja amerikane Brooks Nader ka shkëlqyer me paraqitjen e saj në Kanë të Francës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Modelja e njohur amerikane, Brooks Nader, ka tërhequr gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj elegante dhe provokuese në Kanë të Francës. Ajo është shfaqur me një fustan të gjatë të kuq, duke theksuar linjat e saj trupore gjatë kësaj ngjarjeje të rëndësishme.
Përveç karrierës së saj të njohur në fushën e modës, ajo tashmë po ndërton një rrugëtim të ri edhe në aktrim, duke u vënë në qendër të vëmendjes së mediave dhe publikut me stilin dhe paraqitjen e saj.