Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Kush është Blanco që vjen në Sunny Hill Festival?

Këngëtari italian, i njohur për përfaqësimin e Italisë në Eurovision 2022, do të performojë në edicionin që mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Blanco, një nga artistët më të suksesshëm të muzikës italiane, është konfirmuar si pjesë e listës së artistëve për edicionin e sivjetëm të Sunny Hill Festival. Këngëtari, i njohur për zërin karakteristik, ka përfaqësuar Italinë në Eurovision Song Contest në vitin 2022 së bashku me Mahmood me këngën “Brividi”.

Kush është Blanco që vjen në Sunny Hill Festival?
Foto: Lewis Capaldi-8116 / Wikimedia Commons

Repertori i tij përfshin hite si “Ricordi”, “Mi fai impazzire” dhe “Piangere a 90”, ndërsa transmetimet e tij në platformën Spotify kapin shifra prej qindra milionave. Blanco bashkohet me një listë yjesh globalë që do të dhurojnë spektakël për adhuruesit e muzikës gjatë tri netëve të festivalit.

Këtë vit, Sunny Hill Festival do të ketë si headliners Katy Perry, Lewis Capaldi dhe Martin Garrix. Përveç tyre, në skenë do të jenë emra të muzikës elektronike si Seth Troxler, Pawsa, Adam Port dhe Rampa, si dhe artistë spikatur të skenës vendore. Biletat janë tashmë në shitje përmes faqes zyrtare të festivalit.

Burim: Gazeta Metro
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Veternik 2 Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme