Berisha: Nafta në Shqipëri nuk do të jetë kurrë më e shtrenjtë se në Kosovë e Maqedoni
Kryetari i PD-së premton uljen e taksave dhe çmimit të karburantit me të paktën 40 për qind nëse vjen në pushtet.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale, ku është pyetur lidhur me masat për uljen e kostos së karburanteve dhe jetesës në vend. Sipas tij, një qeveri e drejtuar nga forca e tij politike do të ndërmarrë hapa për të vendosur taksën e karburantit në të njëjtat nivele me vendet fqinje.
Berisha theksoi se karburanti në stacionet shqiptare do të shitet të paktën dyzet për qind më lirë se aktualisht. «Nafta në stacionet e saj në Shqipëri nuk do të mund të shitet kurrë me një çmim më të lartë se këto dy vende, çfarë do të thotë të paktën 40% më lirë se sot», deklaroi ai, duke iu referuar Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Kreu i opozitës ka kritikuar gjithashtu veprimet e kryeministrit Edi Rama lidhur me transferimin e taksës së qarkullimit tek automjetet, duke e cilësuar këtë vendim si një ndëshkim të pamerituar për shumicën e qytetarëve që përdorin pak makinën në vit.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar