Bellingham shton një Lamborghini në koleksionin e veturave luksoze
Futbollisti i Real Madridit pranon se nuk di të ngasë makinën, por ka grumbulluar një koleksion automjetesh.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Futbollisti Jude Bellingham ka folur për jetën e tij jashtë fushës së blertë, duke pranuar se nuk di të gatuajë apo të ngasë makinën. Në një intervistë për British Vogue, ylli i Real Madridit dhe i kombëtares së Anglisë ka treguar se ndihet i pjekur vetëm gjatë ndeshjeve. «Nuk di të gatuaj, nuk di të ngas makinën... Jam i mirë në atë që bëj, por jo shumë gjëra të tjera», u shpreh ai, duke shtuar se nuk posedon patentë shoferi.
Për punët e përditshme dhe jetën në Madrid, ai mbështetet tek ndihma e familjes dhe miqve. Nëna e tij Denise jeton me të, ndërsa në angazhimet e përditshme e ndihmojnë gjithashtu një kuzhiniere dhe një pastruese. Pavarësisht se nuk di të drejtojë automjete, futbollisti ka krijuar një koleksion me shtatë makina luksoze.
Sipas raportimeve, vlera e përgjithshme e automjeteve të tij kap shifrën rreth 1.26 milion euro. Automjeti më i shtrenjtë në këtë koleksion është një Lamborghini Urus Performante, vlera e të cilit arrin rreth 250,000 euro.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



