Bashkëshortja e Behajdin Allaqit refuzon t'i përgjigjet gazetares
Bashkëshortja e Behajdin Allaqit nuk ka pranuar të komentojë lidhur me dënimin e vrasësve të burrit të saj dhe vendimin në Hagë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjatë një prononcimi, bashkëshortja e Behajdin Allaqit u pyet nëse janë dënuar vrasësit e burrit të saj dhe se si e komenton vendimin në Hagë. Ajo ka refuzuar t'u përgjigjet pyetjeve të gazetares, duke shprehur pakënaqësinë për pyetjet e përsëritura. “Ende s’u mbushe mend? E pesta herë që je këtu. Nuk dua ty me të dhënë përgjigje”, i është drejtuar ajo gazetares.
Ndërkaq, Omer Zuka, një shqiptar i lindur në Sarajevë, ka treguar se e kishte takuar disa herë djalin e vogël të Behajdin Allaqit, Çlirimin. Zuka ka thënë se kishte biseduar me të për të kaluarën, por se djali nuk dëshiron të flasë shumë për atë periudhë dhe se thotë vetëm se në atë kohë e kishte marrë policia serbe dhe se ishte zhdukur.