Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 15:02 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
14:49 Qeveria rikthen Bordin e Transparencës pas rritjes së çmimit të naftës14:44 Batuta e Trump për çelësin e artë të Shtëpisë së Bardhë14:39 Avokatët e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit do të apelojnë vendimin14:28 Berisha dënon vendimin e Hagës për ish-krerët e UÇK-së dhe kërkon drejtësi14:24 Volejbolli ngre siparin me Kupën e Federatës për sezonin e ri14:18 Ali Ahmeti: Vendimi i Speciales është i padrejtë, beteja në Apel14:13 Aurora dhe Kushtrimi flasin pas pyetjes për shtatzëninë14:08 Bashkimi Evropian kërkon përmbajtje pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale13:58 Reagimet pas vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së13:53 Françesk Anton Santori dhe trashëgimia e letërsisë arbëreshe
Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Jetesa RAJ

Bardhyl Mahmuti publikon 'Revolta e Syzifit' — 51 viktima në Poklek

Romani trajton historinë e 26 fëmijëve, 5 të rinjve dhe 20 nënave të vrarë në shtëpinë-kremator të Poklekut

Redaksia ZHURMA 04:41 1 min lexim
Bardhyl Mahmuti publikon 'Revolta e Syzifit' — 51 viktima në Poklek
FOTO · Foto: Masakra në Poklek / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Bardhyl Mahmuti, shkrimtari dhe publicisti kosovar, ka shkruar një roman të ri të titulluar 'Revolta e Syzifit', i cili trajton historinë e 26 fëmijëve, 5 të rinjve dhe 20 nënave të vrarë në shtëpinë-kremator të Poklekut më 17 prill 1999.

Romani 'Revolta e Syzifit' është një nga ato vepra që tejkalojnë kufijtë e letërsisë artistike dhe shndërrohen në një akt kujtese historike, morale dhe njerëzore. Duke u mbështetur në tragjedinë e Poklekut të Vjetër, ku policia serbe në shtëpinë e Sinan Muqollit ka vrarë dhe djegur 26 fëmijë të mitur, 5 të rinj dhe 20 gra, ndërkaq përskaj kullës së Halil Muqollit i ka pushkatuar dy burra: Sinan Muqolli dhe Ymer Elshani.

Autori ndalet te një raport autopsie i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, në të cilin nuk thuhet asnjë fjalë për shkakun e vdekjes së viktimave. Në këtë pikë Syzifi shtron pyetjen: “Cilat ishin arsyet politike që e detyruan këtë gjykatë të fshihte atë që e dinim fare mirë?!”

Kjo pyetje nuk kërkon vetëm një përgjigje juridike; ajo shpreh zhgënjimin moral ndaj çdo përpjekjeje për ta relativizuar ose zbehur të vërtetën e krimit. Gjuha e Bardhyl Mahmutit karakterizohet nga një ekuilibër i rrallë ndërmjet dokumentit historik dhe figurës artistike.

Faktet nuk e rëndojnë rrëfimin; përkundrazi, i japin besueshmëri, ndërsa metaforat, simbolika dhe ndjeshmëria poetike e ngrejnë tekstin mbi nivelin e një kronike historike. Pikërisht metafora e kristaleve e përmbledh më së miri këtë bashkim të dokumentit me artin.

Revolta e Syzifit është një roman që u drejtohet para së gjithash shqiptarëve, veçanërisht brezave të lindur gjatë dhe pas luftës, për t’ua bërë të njohura përmasat e gjenocidit në Kosovë. Megjithatë, mesazhi i tij nuk duhet të mbetet i kufizuar vetëm në gjuhën shqipe.

Ashtu si kristalet e Poklekut bartin kujtesën e viktimave, edhe romani meriton të flasë në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe në gjuhë të tjera, në mënyrë që e vërteta historike të bëhet pjesë e ndërgjegjes ndërkombëtare.

Burim: Epoka e Re, https://www.epokaere.com/2026/07/28/kristalet-e-revoltes-se-syzifit/

— Redaksia ZHURMA

Komentet