Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Pse Bradley Barcola po shtyn për t'u larguar nga PSG?

Çfarë e shtyn sulmuesin francez të kërkojë kalimin te Liverpooli?

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PARIS — Sulmuesi francez Bradley Barcola po shtyn për t’u larguar nga Paris Saint-Germain gjatë kësaj vere, sipas raportimeve të gazetarit të talkSPORT, Alex Crook. Fituesit e fundit të Ligës së Kampionëve janë duke punuar për afrimin e dy lojtarëve ofensivë, teksa negociatat për transferimin e Yan Diomande dhe Maghnes Akliouche po avancojnë.

Pse Bradley Barcola po shtyn për t'u larguar nga PSG?
Foto: Wikimedia Commons

Liverpooli që mbeti i zhgënjyer në përpjekjet për të siguruar shërbimet e Diomandes, e ka pasur prej kohësh Barcolan në krye të listës së alternativave për repartin ofensiv dhe mund të intensifikojë interesimin për të në javët e ardhshme.

Deri më tani, PSG ka qenë e vendosur të mos e lejojë largimin e sulmuesit francez gjatë kësaj vere, por situata mund të ndryshojë në momentin kur klubi parisien të sigurojë përforcime të reja në sulm. Barcola ka humbur vendin e titullarit te “Parisienët”, kësisoj është i etur për kalimin në Ligën Premier – aty ku beson se do ta gjente nivelin më të lartë të mundshëm.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Batllavë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme