Balluku shfaqet në rreshtin e parë të Asamblesë së PS, e akuzuar nga SPAK
Ish-zëvendëskryeministrja e pranishme në mbledhjen e Partisë Socialiste mes hetimeve dhe akuzave për korrupsion e tendera.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, u ul në rreshtin e parë gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit. Ajo u shfaq mes drejtuesve kryesorë të partisë dhe në krah të Taulant Ballës e Ulsi Manjës, ndërsa ndaj saj po zhvillohen hetime nga SPAK për çështje që lidhen me procedurat e tenderëve publikë, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tendera.
Prania e saj vjen në mes të një debati politik dhe përfshirjes në një nga çështjet më të bujshme të drejtësisë për korrupsion dhe abuzim me miliona euro nga fondet publike. Mbledhja e Asamblesë u zhvillua pa praninë e mediave dhe me telefonat e anëtarëve të fikur, ndërsa gjatë takimit kryeministri Edi Rama pritet të përcjellë mesazhe lidhur me drejtimin dhe organizimin e forcës politike.