Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 13:30 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Sport BOTA

Ballkani fiton 3:2 ndaj Bohemians — ndeshja shkon në vazhdime

Rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet është 4:4

Redaksia ZHURMA 22:26 Përditësuar 07:21 1 min lexim
Ballkani fiton 3:2 ndaj Bohemians — ndeshja shkon në vazhdime
FOTO · Foto: 20050726-gak-amateure-sv-bad-aussee-vereinsbus / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Përkundër që skuadra e Ballkanit shënoi fitore me rezultat 3:2 përballë Bohemians, ndeshja që po zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ka shkuar në vazhdime. Kjo pasi që rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet është 4:4.

Fillimisht Ballkani kaloi në epërsi në minutën e 9-të të takimit, mirëpo mysafirët barazuan rezultatin në minutën e 20-të. Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

Edhe në pjesën e dytë, skuadra suharekase shënoi dy gola, por pas golit të Bohemians ndeshja tashmë po shkon në vazhdime.

Burim: IndeksOnline, https://indeksonline.net/perkunder-fitores-ndeshja-e-ballkanit-shkon-ne-vazhdime/
— Redaksia ZHURMA

Në EnciklopediFadil Vokrri: sulmuesi që e çoi Kosovën në UEFA e FIFALexo zërin →
Komentet