Zhurma Press E Shtunë · 29 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 21:27 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
21:18 Kamberi: Serbia s'mund të integrohet në BE duke glorifikuar kriminelët e luftës21:08 Getoar Selimi ndan me ndjekësit një foto me vajzën21:03 VLEN: BDI heshti kur duhej të fliste, sot bën moral për shqiptarët20:58 Kristian Shpendi largohet nga Çezena me gol, kalon te Kremoneze20:53 Humb jetën roja i lokalit në Vaun e Dejës, elektricisti në gjendje të rëndë20:48 Kufizimi i kamionëve mbi 20 tonë vlen edhe të dielën në autoudhë20:43 Tayna kritikon patriarkalizmin pas protestës kundër dhunës ndaj grave20:38 Gjini: Kosova po hyn në terren të panjohur, paralajmëron protesta e greva20:33 Përleshje me lopata në Korçë, dy persona përfundojnë në spital20:28 Linja e re hekurudhore Zelenikova-Shkup nis të martën
Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Politikë MKD

Pse largohet Azir Aliu nga Ministria e Shëndetësisë?

Pas premtimit të papërmbushur të 74 milionë eurove për Spitalin e Tetovës

Redaksia ZHURMA 09:46 Përditësuar 17:35 1 min lexim
Pse largohet Azir Aliu nga Ministria e Shëndetësisë?
FOTO · Foto: Тетовско Кале 4 (алт.) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TETOVË — Azir Aliu do të largohet nga pozita e ministrit të Shëndetësisë pa e përmbushur premtimin e tij për investimin prej 74 milionë eurove për Spitalin e Tetovës, i cili u prezantua si një projekt strategjik, por pa shumë detaje. Ministri në largim, Azir Aliu më 2 maj 2026 me tone optimiste paralajmëroi investim prej 74 milionë eurosh për transformimin e Spitalit Klinik të Tetovës, duke e cilësuar si projekt strategjik që “do ta ndryshojë përgjithmonë mënyrën e ofrimit të shërbimeve shëndetësore në Pollog”. Megjithatë, pavarësisht deklaratave ambicioze dhe prezantimit publik të projektit, shumë detaje mbetën të paqarta.

Portlab.mk kërkoi sqarime lidhur me mosrelizimin e këtij premtimi dhe detaje rreth projektit, si sigurimi i fondeve dhe afatet kohore, por nga Ministria e Shëndetësisë nuk u përgjigjën. Investimi i propozuar prej 74 milionë eurove për Spitalin e Tetovës ishte parë nga Azir Aliu si një projekt i rëndësishëm për të ofruar shërbime shëndetësore të mira dhe moderne në Pollog.

Një tjetër i tillë i papërmbushur i Aliut mbetet ndërtimi i parkut memorial për viktimat e spitalit modular, i cili u premtua para një viti. Azir Aliu ikën nga Ministria e Shëndetësisë pa e ndërtuar parkun memorial për viktimat e spitalit modular në Tetovë.

Burim: Portalb, https://portalb.mk/azir-aliu-largohet-nga-ministria-e-shendetesise-pa-e-realizuar-investimin-prej-74-milione-eurove-ne-spitalin-e-tetoves/

— Redaksia ZHURMA

Komentet