← Kosovë
Live · Kosovë · 22:12 · 15 Korrik 2026

Çfarë ndodhi me propozimet për avancim në Universitetin e Prishtinës?

Senati miratuan disa kandidatë, por disa u pezulluan për shkak të denoncimeve

— Gjashtë pozita të kandidatëve të propozuar për avancim apo emërim në Universitetin e Prishtinës u votuan në mbledhjen e Senatit më 15.07.2026 që të kthehen për shqyrtim në njësitë akademike. Kurse, një prej tyre u pezullua për shkak se u tha se kandidati i propozuar për pozitën e caktuar është i denoncuar në Këshillin e Etikës të UP-së.

Dhe dy raste janë shtyrë për mbledhjen e radhës të Senatit të UP-së pasi u kërkua të sqarohen propozimet. Në mesin e propozimeve për emërim në asistent dhe avancimeve në profesor të asociuar apo profesor të rregullt që u shqyrtuan në Senat ishin nga Fakulteti Filozofik, Fakulteti i Edukimit, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakulteti Juridik, Fakulteti i Arteve, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë.

Fakulteti Filozofik Senati ka miratuar avancimet në profesor asistent të kandidatëve nga Fakulteti Filozofik: Labinot Kelmendi, Rita Selimi, Artan Krasniqi, Ilir Culaj. Kurse, Artan Mustafa nga konkursi i jashtëm, publik, në Fakultetin Filozofik është miratuar të emërohet profesor asistent.

Për këtë pozitë, rektori Arben Hajrullahu e kishte marrë miratimin e Senatit për krijimin e një komisioni me profesorë ndërkombëtarë, pra jo të Fakultetit. Për votimin e Mustafës rektori Hajrullahu i kërkoi dekanit Bekim Baliqi që ta lironte sallën ku mbahej mbledhja, i cili edhe e liroi.

Për pozitën numër 6 të konkursit në Fakultetin Filozofik, prorektori Adem Beha tha se nuk kanë propozuar ndonjë kandidat Këshilli i Fakultetit, andaj Trupa Këshilldhënëse e rektorit ka rekomanduar që të kthehet për rishqyrtim në Fakultet. Kjo u miratua. Kandidatët që u zgjodhën asistentë janë: Nehat Sadiku, Edin Lahi, Agnesa Haxhiu, Bleona Kurteshi, Nardi Gjata dhe Butrint Berisha.

Kurse, pozita e asistentit në të cilën janë propozuar kandidatët Mjedra Bajraktari-Deva dhe Lum Zharku u votua të kthehet për rishqyrtim në Fakultet Filozofik. Në rastin e Bajraktari-Devës, prorektori Beha tha se kanë propozuar që të bëhet rivlerësimi i pikëve sipas Rregullores për emërim të personelit akademik në UP.

Kurse, tek ai i Zharkut thanë se është pranuar një ankesë e kundërkandidatit. E po ashtu pozita 13 u votua të kthehet për rishqyrtim në Fakultet pasi Beha tha se nuk ka ende raport recensues për këtë pozitë. Në rastin e profesorit Fitim Uka, që ka aplikuar për avancim në profesor të asociuar, Senati ka vendosur që të trajtohet në një mbledhje tjetër, me arsyetimin se do ta sqarojnë çështjen e autorësisë së parë të ndarë në punime të publikuara në revista, të cilat njohin edhe dy autorë të parë.

Fakulteti i Edukimit Në këtë Fakultet kishte vetëm një propozim për avancim dhe ai ishte për kandidatin Besim Gallopeni, i cili u votua për pozitën profesor asistent. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Hyrmet Mydyti u votua të emërohet profesor asistent, kurse Fatim Koda në asistent.

Fakulteti Juridik Kandidatët për asistentë që u votuan për Fakultetin Juridik janë: Shqipe Çarkani, Edita Kryeziu, Lirik Veselaj, Dorant Haxhidauti, Lea Meraku, Rreze Hoxha, Medinë Millaku dhe Egzona Kozhani. Fakulteti i Arteve Në Fakultetin e Arteve u votua

— Burim: Kallxo, https://kallxo.com/arsim/gjashte-raste-te-avancimit-ne-up-kthehen-per-rishqyrtim-dy-u-shtyne-e-nje-u-pezullua/

— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #kosove

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën