Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Autobus me pushues nga Kosova sulmohet me gurë në Kukës

Një xham i përparëm u thy, personat e panjohur ikën dhe nuk ka të lënduar, konfirmon kompania.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

KUKËS — Një autobus me pushues nga Kosova është sulmuar me gurë të hënën, 4 gusht, në rrugën e aeroportit në Kukës, gjatë kthimit drejt Kosovës. Persona të paidentifikuar kanë hedhur gurë drejt autobuzit, duke shkaktuar dëme materiale dhe thyer një xham të përparëm.

Autobus me pushues nga Kosova sulmohet me gurë në Kukës
Foto: Kukës, Albania 2018-04 01 / Wikimedia Commons

Sipas Gazetës Sinjali, nuk ka të lënduar midis pushuesve, ndërsa hulmuesit ikën para ardhjes së policisë. Kompania kosovare pronarëse e autobuzit e ka konfirmuar incidentin për media, duke kërkuar që emri i saj të mos publikohet.

Burim: Sinjali
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme