Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Pse Arsenali refuzon shitjen e Viktor Gyokeres?

Sulmuesi suedez është në listën e dëshirave të Atletico Madridit, por klubi londinez e konsideron të pashitshëm.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

LONDON — Arsenali ka mbyllur dyert për çdo ofertë për sulmuesin suedez, Viktor Gyokeres, pavarësisht interesimit të fortë nga Atletico Madrid dhe disa klube të tjera të mëdha evropiane. Sipas raportimeve të gazetarit Fabrizio Romano, klubi londinez i ka informuar të gjithë të interesuarit se lojtari është i pashitshëm.

Pse Arsenali refuzon shitjen e Viktor Gyokeres?
Foto: Wikimedia Commons

Suedezit 28-vjeçar i mbeten edhe katër vite kontratë me "topçinjtë". Edhe pse shpesh ka hyrë si zëvendësues, Gyokeres ka shënuar 21 gola në 55 ndeshje gjatë një sezoni ku Arsenali arriti të triumfojë në Ligën Premier nën udhëheqjen e Mikel Artetës.

Atletico Madrid ka shfaqur interes të veçantë, ku janë diskutuar edhe mundësitë e një marrëveshjeje që përfshinte Julian Alvarez. Megjithatë, drejtuesit e Arsenalit nuk e konsiderojnë largimin e tij, pasi e vlerësojnë shumë profilin e tij, sidomos për shkak të rotacioneve të shumta në skuadër.

Humbja e Gyokeres do të konsiderohej si një goditje e rëndë për projektin e Artetës, i cili e ktheu klubin në një forcë dominuese. Londinezët kanë bërë të qartë se vetëm një ofertë jashtë çdo standardi të tregut mund të ndryshonte qëndrimin aktual të klubit.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme