Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Arrestohet Endrit Azemi pasi bllokohen llogaritë e fushatës për leukeminë

Prokuroria bllokon 189 mijë eurot e mbledhura në platformën online për sëmundjen e rreme.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

GJILAN — Policia e Kosovës ka arrestuar Endrit Azemin, i cili dyshohet se kishte sajuar një histori të rreme prej datës 9 nëntor, duke pretenduar se vuante nga «Leukemia Akute» për të përfituar pasuri në mënyrë të kundërligjshme. Më parë është raportuar se i dyshuari kishte grumbulluar 189 mijë euro me fushatë të rreme, ndërsa zhvillimet e reja përfshijnë bllokimin e plotë të mjeteve në të gjitha llogaritë bankare të evidentuara dhe ndalimin e tij për 48 orë me vendim të prokurorit të shtetit.

Arrestohet Endrit Azemi pasi bllokohen llogaritë e fushatës për leukeminë
Foto: epokaere.com

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë Themelore në Gjilan, i dyshuari kishte hapur një fushatë online në platformën «GoFundMe» për të kërkuar ndihmë financiare nga qytetarët dhe diaspora, kinse mjetet i duheshin urgjentisht për trajtim mjekësor. Pas verifikimeve të hollësishme të historikut shëndetësor, organet kompetente konstatuan se ai nuk vuante nga sëmundja që pretendonte, ndërsa shuma e saktë e mbledhur arriti në 189 mijë e 206 euro e 8 centë.

Endrit Azemi u vu në pranga pas një periudhe kërkimi policor, ndërsa Prokuroria njoftoi se do të paraqesë kërkesë në Gjykatën Themelore për caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimet për veprën penale «Mashtrimi» nga Kodi Penal i Kosovës.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Brezovicë 22 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme