Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë pasi plagosi administratorin
Një konflikt për linjën e ujit të pijshëm në Tiranë përfundon në plagosjen e rëndë të administratorit 74-vjeçar të një pallati.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
TIRANË — Një konflikt i nisur për linjën e ujit të pijshëm në një pallat në rrugën “Aleksandri i Madh” në Tiranë ka përfunduar me plagosjen e rëndë të administratorit të godinës, 74-vjeçarit me inicialet F.G.
Sipas autoriteteve, administratori është sulmuar me mjete prerëse, thikë dhe motosharrë nga një banor i së njëjtës godinë. Policia ka arrestuar 35-vjeçarin Klevis Leka, i dyshuar për ngjarjen. Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar si prova materiale një thikë dhe një motorsharrë.