Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Apple nis njoftimet e sigurisë për përdoruesit në 110 vende

Apple ka nisur të dërgojë njoftime sigurie për përdoruesit në 110 vende për sulme të mundshme kibernetike nga spyware mercenar.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TIRANË — ”Apple” ka nisur të dërgojë njoftime sigurie për përdoruesit në 110 vende, duke i paralajmëruar për sulme të mundshme kibernetike të lidhura me programe të sofistikuara spiunazhi, të njohura si “spyware mercenar”. Sipas të dhënave të publikuara nga TechCrunch, njoftimet shfaqen tashmë edhe drejtpërdrejt në ekranin e kyçjes së iPhone-it, krahas komunikimeve përmes emailit dhe mesazheve. Kompania nuk ka bërë publike listën e vendeve të përfshira dhe as nuk ka dhënë detaje mbi autorët e dyshuar të sulmeve, duke argumentuar se publikimi i këtyre të dhënave mund t’u japë zhvilluesve informacion që do t’i ndihmonte të shmangnin sistemet e zbulimit. Këto sulme synojnë persona të caktuar për shkak të profilit apo rolit të tyre, si gazetarë, aktivistë, politikanë dhe diplomatë.

Apple nis njoftimet e sigurisë për përdoruesit në 110 vende
Foto: ata.gov.al

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme