Zhurma Press E Enjte · 08 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 05:11 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
04:55 Minatorë dalin nga miniera e Trepçës; burimet raportojnë numra të ndryshëm04:47 NASA publikon fotografi të rrezave të para të mëngjesit në Mars04:34 Filipçe: Koalicionet e ardhshme do të bazohen në vlera politike04:26 Rita Ora riposton në Instagram momentin e betimit të presidentes së re04:18 63 minatorë të bllokuar në minierën e Trepçës, disa dalin pas dy orë e gjysmë04:11 K-15 duhet të paguhet deri më 31 dhjetor, minimumi mbi 19 mijë denarë03:59 Kanada ndal zgjerimin e eutanazisë për sëmundjet mendore02:31 Thëllënza Krasniqi emërohet Sekretare e OKB-së në Westchester02:23 Drejtori i akademisë së Bayernit kritikon Federatën Gjermane për humbjen e talentëve02:06 Rio Ferdinand mbrojt Cristiano Ronaldo nga kritikat e Harry Brent
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Tech MKD

Çfarë ofron aplikacioni 'Ku Ndodhesh' për qytetarët?

Aplikacioni i ri lejon komunikim më të shpejtë dhe më të sigurt me shërbimet e emergjencës përmes sistemit 112

Redaksia ZHURMA 17:26 Përditësuar 17:57 1 min lexim
Çfarë ofron aplikacioni 'Ku Ndodhesh' për qytetarët?
FOTO · Ilustrim · Laptop on desk book stacks (Unsplash) (CC0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SHKUP — Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Muhamed Ali njoftoi, se së shpejti qytetarët do të mund ta përdorin aplikacionin e ri “Where Are You”(Ku ndodhesh), i cili do të mundësojë komunikim më të shpejtë, më të sigurt dhe më të saktë me shërbimet e emergjencës përmes sistemit 112.

Sipas QMK-së, aplikacioni i ri do t’u mundësojë përdoruesve të dërgojnë drejtpërdrejt vendndodhjen e tyre të saktë nga vendi i ngjarjes, si dhe fotografi dhe video, duke u ofruar shërbimeve informacione më të detajuara për situatën, në mënyrë që të reagojnë më shpejt dhe më efikas.

Një nga risitë më të rëndësishme është dhe mundësia për komunikim të drejtpërdrejtë me video me Qendrën Operative në raste emergjente. Në këtë mënyrë, operatorët do të mund ta vlerësojnë situatën në terren në kohë reale dhe të koordinojnë më mirë ndërhyrjen. Aplikacioni do të përmbajë edhe funksionin “Silent Call”(Thirrje e heshtur), i dedikuar për viktimat e dhunës në familje dhe personat që ndodhen në rrezik.

Burim: Shenja, https://shenja.tv/video-se-shpejti-aplikacioni-ku-jeni-ne-rast-rreziku-aplikacioni-i-ri-ju-lidh-me-112-pa-folur
— Redaksia ZHURMA

Komentet